Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të shkrumbojnë dy fshatra

19 July 2026, 22:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën pyjore mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt dy fshatrave.

Zjarri ka dy vatra aktive të shpërndara në kodra të ndryshme, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tij.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me automjete pranë flakëve, duke e vështirësuar operacionin e shuarjes.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se situata është e rëndë dhe se po bëhen përpjekje për të mos lejuar që flakët të afrohen tek banesat.

 

Po ndodh...