Labinot Tahiri mban premtimin, nga çdo mbrëmje muzikore do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

20 July 2026, 19:48 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Labinot Tahiri mban premtimin, nga çdo mbrëmje muzikore do të

 Këngëtari i njohur Labinot Tahiri së fundmi në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë në të cilën flet për marrëdhënien dhe konsideratën për mikun dhe kolegun e tij të ndjerë, Shpat Kasapi.

Në këtë mënyrë ai ka bërë të ditur se ka vendosur të ndajë një pjesë të të ardhurave të tij nga mbrëmjet muzikore për djalin e këngëtarit Shpat Kasapi duke cituar se ka qenë një dëshirë që e ka mbartur prej kohësh.

Në postimin e tij këngëtari shprehet se të ardhurat do ti kalojnë nënës së djalit dhe ka theksuar edhe ndihmën nga artistë të tjerë si: Ermal Fejzullahu, Big Mama, Burak Vehapi, Pandora, Labi Gashi.

Në postimin e tij artisti shkroi:Ta ndihmojmë familjen e tij sa herë të kemi mundësi. Besoj se kjo është dhurata më e bukur që mund t’ia bëjmë kujtimit të Shpatit.

Po ndodh...