Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit nga tribuna VIP në “MetLife Stadium”, pas xhamit antiplumb
19 July 2026, 22:22 / BOTA

Në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut, ku po zhvillohet finalja e Kupës së Botës, janë të pranishëm presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump, si dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ata po e ndjekin ndeshjen nga tribuna speciale pas një xhami antiplumb, me sa duket për arsye sigurie.
Gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë në shenjë respekti.
SHBA-të janë një nga tre vendet organizatore të Kupës së Botës 2026, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128