Thierry Henry kritikon Koemanin pas eliminimit të Holandës: Dukej sikur kishte frikë nga Maroku
Ish-ylli i futbollit francez, Thierry Henry, ka kritikuar trajnerin e Holandës, Ronald Koeman, për qasjen taktike të përdorur në ndeshjen ndaj Marokut, e cila përfundoi me eliminimin e “Tulipanëve” nga Kupa e Botës 2026.
Holanda u mposht nga Maroku me rezultatin 3-2 në serinë e penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1. Me këtë fitore, marokenët siguruan kualifikimin në fazën e 1/8-ave të finales, ku do të përballen me Kanadanë.
Duke analizuar ndeshjen për televizionin amerikan FOX, Henry vuri në pikëpyetje zgjedhjet taktike të Koemanit, veçanërisht kalimin në skemën 5-4-1 gjatë sfidës.
Sipas ish-sulmuesit francez, vendimi për të zëvendësuar një mesfushor me një mbrojtës tregonte se Holanda kishte hyrë në fushë me një qasje tepër të kujdesshme ndaj kundërshtarit.
“Kur largon një mesfushor dhe shton një mbrojtës, në mënyrë indirekte po thua se ke frikë nga Maroku,” deklaroi Henry.
Ai theksoi se zgjedhjet taktike gjykohen gjithmonë në bazë të rezultatit final.
“Sigurisht që kjo lejohet. Nëse fiton, ke të drejtë. Nëse humbet, konsiderohesh i gabuar,” shtoi ai.
Henry u shpreh gjithashtu i habitur nga mënyra se si u paraqit Holanda në këtë takim, duke nënvizuar se stili i lojës nuk i ngjante identitetit tradicional të ekipit.
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128