Tifozët meksikanë nuk i lënë të flenë lojtarët e Ekuadorit para ndeshjes për 1/16-tat
Atmosferë e pazakontë është krijuar në prag të ndeshjes së 1/16-ave të finales mes Meksikës dhe Ekuadorit, ku qindra tifozë meksikanë janë mbledhur poshtë hotelit ku qëndron kombëtarja ekuadoriane.
Sipas pamjeve dhe raportimeve nga vendngjarja, tifozët kanë qëndruar për orë të tëra duke bërë zhurmë të vazhdueshme me borë makinash, trumpetë, altoparlantë dhe kore të fuqishme, duke mos i lënë qetësi skuadrës kundërshtare gjatë natës.
Disa lojtarë të Ekuadorit janë parë duke u afruar në dritare për të kuptuar se çfarë po ndodhte jashtë hotelit, ndërsa situata është komentuar gjerësisht si një formë “presioni psikologjik” përpara një ndeshjeje shumë të rëndësishme.
Ndeshja mes dy skuadrave luhet në orët e para të mëngjesit sipas orës evropiane, dhe tensioni në prag të saj është rritur edhe më shumë pas këtij “sulmi zanor” të tifozëve vendas.
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128