Përmbyset autobusi në autostradën Tiranë-Durrës, raportohet për dy viktima! Pasagjerët mbeten të bllokuar brenda mjetit

30 June 2026, 15:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.

Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës kanë humbur jetën dy persona.

Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë pasagjerët që ndodheshin brenda autobusit.

Po ndodh...

ide