Dyshohet se është në pronësi të Belinda Ballukut, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për vilën në Dhërmi

30 June 2026, 14:07 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dyshohet se është në pronësi të Belinda Ballukut, Apeli

Apeli lë në fuqi masën e sekuestros për vilen ne Dhermi qe dyshohet se eshte prone e Belinda Ballukut.

VENDIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T: “Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026.

 

 

 

Po ndodh...

ide