Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg "kimistin" kolumbian
30 June 2026, 13:27 / AKTUALITET

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vite burg shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i akuzuar si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.
Rodriguez për të cilin SPAK kishte kërkuar po kaq vite heqje lirie sa vendosi GJKKO, u gjykua në mungesë në Shqipëri, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Kolumbia.
Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar nga autoritetet kolumbiane, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës në Frakull.
Sipas dosjes hetimore, kolumbiani dyshohet se kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare.
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nga Roland Bejko
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128