Pretendimi i goditjes së policit në protestë, Erion Braçe: Bie shteti. Kjo nuk është ”Shqipëria e re”, por është kaosi i ri
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar pas ngjarjeve pranë Kuvendit, duke vënë theksin tek goditja që protestuesit bënë ndaj forcave të Policisë së Shtetit, duke thënë se kjo nuk është ”Shqipëria e re”, por një kaos i ri. ”Sulmi dhe goditja e lejuar ndaj deputetit është e rëndë; ka të bëjë jo thjesht me cenimin fizik të tij, por me sovranitetin e Kuvendit dhe, prej tij, sovranitetin e shtetit. Por sulmi dhe goditja e policit të Shtetit ka si pasojë rënien e shtetit! Jo të Partisë Socialiste, as të ndonjë sistemi imagjinar që përmendet në rrjete sociale; bie shteti”,-shkruan Braçe.
Postimi i plotë
Për tre orë rresht sot, në rrethinat e Kuvendit, në çdo rrugë hyrëse e dalëse të tij, ka pasur një sulm të gjatë dhe të lejuar ndaj çdo deputeti të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Jo thjesht ndaj deputetëve të PS-së, por ndaj çdo deputeti që kalonte, hynte apo dilte aty.
Dhunë e drejtpërdrejtë dhe e filmuar qëllimisht; sharje, fyerje, ofendime në kor apo individuale, goditje me çdo send të mundshëm, jo thjesht për të lënduar fizikisht një deputet çdo deputet, por për ta poshtëruar atë. Tani po ia them këto fjalë Policisë së Shtetit, e cila për tre orë pa dhe lejoi këtë sulm: Nëse këtë Progni dhe disa të tjerë aty i keni shoqëruar apo doni t’i shoqëroni pse goditet me vezë makina e Erion Braçes, bëni një gabim të madh, shumë të madh!
Erion Braçe punët e tij i zgjidh vetë, nuk ka nevojë për askënd; nuk i kam borxh askujt për këtë dhe, ndaj as nuk trembem dhe as nuk kërkoj ndihmë nga askush për t’u përballur me cilindo, pavarësisht viteve të burgut që ka bërë dhe ishte sot aty. Por shiheni foton në fund të videos: Është dora e ngritur dhe goditja nga ky Progni i Policisë së Shtetit polici i Shtetit!
Patjetër, sulmi dhe goditja e lejuar ndaj deputetit është e rëndë; ka të bëjë jo thjesht me cenimin fizik të tij, por me sovranitetin e Kuvendit dhe, prej tij, sovranitetin e shtetit. Por sulmi dhe goditja e policit të Shtetit ka si pasojë rënien e shtetit! Jo të Partisë Socialiste, as të ndonjë sistemi imagjinar që përmendet në rrjete sociale; bie shteti!
Shqiptarët e kanë vuajtur pafund rënien e shtetit, mezi janë ringritur dhe janë vonuar pafund, me një kosto gjaku lemeritëse! Këtë doni? Nëse po, boll u bëtë romantikë e romantike nga këtu e atje larg, duke parë me dylbi. KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E RE, POR KY ËSHTË KAOSI I RI I UDHEHEQUR NGA DHUNA NDAJ KUJTDOS, EDHE PA SHKAK, DHE DOMINIMI I KRIMINELËVE QË KANË FOLTORE E MIKROFON!
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128