“S’po merrem me ty, por me Ramën, dil në protestë!”, gazetari Poli Hoxha debat me Pirro Vengun: Po kërkojnë një Shqipëri normale
Deputeti i PS Pirro Vengu dhe gazetari Poli Hoxha u përfshinë në një debat lidhur me protestën dhe kërkesat e protestuesve, duke shfaqur qëndrime të kundërta mbi natyrën dhe qëllimet e saj.
Vengu argumentoi se një pjesë e kërkesave të artikuluara nga protestuesit janë “jashtë rendit kushtetues”, ndërsa Hoxha kundërshtoi këtë vlerësim, duke theksuar se protesta nuk ka struktura paralele politike dhe se buron nga pakënaqësia qytetare ndaj klasës politike.
Sipas Vengut, në protestë ka “protestues, përfitues dhe sponsorizues”, ndërsa Hoxha këmbënguli se lëvizja qytetare ka nisur për çështjen e Zvërnecit dhe është shndërruar në një reagim më të gjerë kundër korrupsionit politik. Në vijim, dy të ftuarit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN u përplasën edhe për çështjen e tranzicionit.
Ndërsa Vengu tha se “tranzicioni në disa kapituj të vendit është mbyllur”, Hoxha kundërshtoi duke deklaruar se problemet themelore të demokracisë shqiptare mbeten ende të pazgjidhura.
DEBATI
Hoxha: Nuk po merrem me ty, po merrem me kryeministrin.
Vengu: Kërkesat që sapo përmendët janë jashtë rendit kushtetues.
Hoxha: Kush është rendi kushtetues?!
Vengu: Kuvendi popullor në shesh me një komitet…
Hoxha: Jo nuk ka, janë mashtrime, janë spin-off-e. Nuk ka Kuvend, s’ka grupe Whatsappi. Protesta është tjetër gjë.
Vengu: Thashë ka protestues, përfitues dhe sposorizues.
Hoxha: Lëre mo 10 veta. Ajo është bruto. Ajo protestë ka filluar për Zvërnecin dhe është kundër kastës së korruptuar politike. Janë të ndërgjegjshëm për këtë lloj loje të tranzicionit 36-vjeçar./A2
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128