Tarifa shëndetësore për të huajt, do të paguajnë edhe emigrantët që nuk janë të pajisur me dokumente shqiptare

19 July 2026, 16:21 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Për herë të parë, pushuesit e huaj do të marrin shërbim shëndetësor me pagesë kur kërkojnë ndihmë mjekësore pranë qendrave shëndetësore verore, që shtrihen tanimë në gjithë vijën bregdetare apo edhe në pikat turistike malore dhe qytetet historike.

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar tanimë listën e çmimeve për çdo shërbim, qoftë analizë gjaku apo injeksion.

Kundrejt pagesës marrin shërbim shëndetësor edhe emigrantët shqiptarë, të cilët paraqiten pranë qendrës shëndetësore me pasaportë të huaj.

Pra, paguan çdo kush që nuk është rezident në Shqipëri dhe nuk ka një pasaportë shqiptare.

Ndërsa për pushuesit nga Belgjika, Luksemburgu, Kroacia, Turqia, Gjermania, shtetet e tjera me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për sigurimet shoqërore, ata paguajnë tarifën në Shqipëri e më pas u rimbursohet në vendin e tyre.

Kjo praktikë sapo ka nisur të aplikohet në vendin tonë dhe të ardhurat që sigurohen prej saj do të investohen në qendrat shëndetësore.

Po ndodh...