Dita e 50 e rezistencës, nis grumbullimi e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një nga protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri.
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme. Për 50 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar më pas me marshime në rrugët e Tiranës.
Me thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim.
Gjatë protestave janë dëgjuar edhe slogane të tjera si: “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, “Rama, SPAK You”, “Revolucion”, “Opozitë e shitur” dhe “Nuk dorëzohemi deri në fund”.
Edhe një ditë më parë, në ditën e 49-të të protestës, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Protesta nisi në orën 19:00, ndërsa pas fjalimeve para godinës së qeverisë, pjesëmarrësit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit ishin “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se do të qëndrojnë në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128