50 ditë revoltë! Qytetari “ultimatum”: Jep dorëheqjen dhe lërja pushtetin rinisë! Nuk mund të na drejtojnë hajdutët
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 50-të, ndërsa gjatë tubimit nuk munguan mesazhet e drejtpërdrejta drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Një prej protestuesve i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra dhe t’ia lërë drejtimin e vendit brezit të ri.
“Ai na dëgjon. Kam dy fjalë për kryeministrin e Shqipërisë: Jep dorëheqjen dhe dorëzoja pushtetin rinisë. Pushteti ka nevojë për rini e jo për komunistë hajdutë”, u shpreh qytetari.
Gjatë deklaratës së tij, protestuesi artikuloi edhe sloganin: “Rama në burg, Berisha në burg”, një thirrje që është dëgjuar edhe në tubime të mëparshme.
Protestat qytetare vijojnë prej 50 ditësh në Tiranë, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave që kanë paraqitur.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128