Nesër protestë para Kuvendit, aktivisti paralajmëron: Më 23 korrik tubimi i madh! T’i tregojmë Ramës që nuk e duam më

Protestat qytetare kundër qeverisë vijon prej 50 ditësh edhe në ditët në vijim, ndërsa aktivistët kanë paralajmëruar një tubim të madh më 23 korrik përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Një prej aktivistëve deklaroi se qytetarët kanë protestuar prej 50 ditësh me radhë për t’i përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama.
“Protestojmë prej 50 ditësh që t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Më 23 do të jetë seanca dhe aty do të mbajmë protestë të madhe”, u shpreh ai.
Sipas tij, një protestë simbolike do të zhvillohet edhe ditën e nesërme para godinës së Kuvendit, ndërsa më 23 korrik pritet një mobilizim më i gjerë.
“Nesër do të bëhet diçka simbolike para Kuvendit. Më 23 në mëngjes do të jetë protesta e madhe para Parlamentit”, deklaroi aktivisti.
Protestuesit kanë vijuar prej shtatë javësh tubimet në Tiranë, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke deklaruar se do të vazhdojnë rezistencën qytetare edhe në ditët në vijim.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128