Më shumë se thjesht futboll! Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe BTS dhurojnë spektakël epik në finalen e madhe

19 July 2026, 22:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Njësoj si në finalet e famshme të NFL-së amerikane, edhe finalja e madhe e Botërorit 2026 ka dhuruar një shfaqje magjepsëse gjatë pushimit mes pjesëve. Stadiumi u kthye në një arenë të vërtetë arti, ku e para që ndezi atmosferën ishte ikona e muzikës, Madonna, e shoqëruar në fushë nga dy legjendat e futbollit brazilian, Ronaldo "Fenomeni" dhe Ronaldinho.

Spektakli vijoi me një performancë të mrekullueshme të orkestrës, e cila dhuroi një koreografi fantastike në fushë, e ndjekur nga një moment tërheqës që solli në skenë traditën dhe "vozitjen" e vikingëve të Norvegjisë.

Menjëherë pas tyre, radha u erdhi ritmeve moderne, ku skenën e pushtuan djemtë e grupit të famshëm korean BTS dhe ylli i muzikës pop, Justin Bieber.

Në fund, e gjithë vëmendja u përqendrua te Shakira dhe Burna Boy, të cilët ndezën të pranishmit me performancën e himnit zyrtar të këtij Botërori, "Dai Dai". Ky super-show u ndoq live nga mijëra tifozë në shkallët e stadiumit, si dhe nga figura të larta e personalitete të njohura botërore, mes të cilëve spikatnin Donald Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Po ndodh...