Ethe në New Jersey! Nuk ka fitues në 90 minuta, Spanja dhe Argjentina shkojnë në shtesë

19 July 2026, 23:15 / SPORT ALFA PRESS

Finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës nuk ka prodhuar fitues pas 90 minutave të kohës së rregullt, me rezultatin që mbetet 0-0. Dy kombëtaret zhvilluan një duel të luftuar, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Spanja ishte më kërkuese në disa momente të takimit, duke krijuar raste të mira me Lamine Yamal, Dani Olmo dhe Ferran Torres, por Emiliano Martinez u shfaq vendimtar me pritjet e tij.

Nga ana tjetër, edhe Argjentina u përpoq të godiste në kundërsulm, por mbrojtja e "La Roja" dhe portieri Unai Simon nuk lejuan që "Albiceleste" të zhbllokonte sfidën.

Me barazimin 0-0 në përfundim të kohës së rregullt, finalja shkon në 30 minuta shtesë, ku do të kërkohet ekipi që do të ngrejë trofeun e Botërorit 2026. Në rast se as shtesa nuk sjell një fitues, kampioni do të përcaktohet nga goditjet e penalltive.

Po ndodh...