Zv.presidenti i Barcelonës, Juste: Duam të fitojmë tripletën këtë sezon

19 Prill 2025, 17:17 / SPORT ALFA PRESS

Zv.presidenti i Barcelonës, Juste: Duam të fitojmë tripletën

Në Barcelonë, dozat e optimizmit shtohen pas çdo ndeshjeje të lënë pas.

Dhe të gjithë shpresojnë se ky do të jetë një nga ato sezone për t’u mbajtur mend. Skuadra ka fituar Superkupën e Spanjës dhe është në garë për tre trofe të tjerë, duke nisur nga ai i shtunës së 26 prillit kundër Realit në Sevilje.

Po ashtu, Barcelona kryeson në La Liga, +4 nga Reali, ndërsa në Champions është kthyer në gjysmëfinale pas 6 vjetësh. Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Juste, ka folur për mediat, duke saktësuar se skuadra do të kërkojë të fitojë gjithçka në këtë sezon.

“Gjithçka po shkon mirë, falë punës së ekipit dhe stafit teknik. Ne duam të fitojmë tripletën në këtë sezon”, deklaroi ai.

 

Po ndodh...

ide