Vedat Muriqi i shënon Barcelonës në vetëm 8 minuta lojë
26 Shtator 2023, 22:49 / SPORT

Vedat Muriqi fantastik. Sulmuesi i Kosovës ia ka dalë të shënojë gol në ndeshjen shtëpiake ndaj Barcelonës. Pas 8 minutash lojë, një gabim në prapavijë i jep mundësi vendasve të kalojnë në avantazh dhe nga brenda zonës, Muriqi u tregua i saktë.
29-vjeçari dardan e ka filluar mirë këtë sezon në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca), ku që në takimet e para po tregohet protagonist. Muriqi, në edicionin që kaloi i dha një dorë të madhe skuadrës në arritjen e objektivit mbijetesë. 15 gola dhe 3 asiste nuk janë pak për një ekip jo me pritshmëri të mëdha siç është Mallorca.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

