Uzuni largohet në verë, Sevilla pas “Legjionarit” të Kombëtares

12 Prill 2024, 19:12 / SPORT ALFA PRESS

Uzuni largohet në verë, Sevilla pas “Legjionarit” të
Sezoni i parë në La Liga nuk po shkon siç ndoshta do të donte. Në planin personal Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë në elitën e futbollit spanjoll, por kaq nuk kanë ndihmuar skuadrën e Granada, që renditet në zonën e ftohtë në La Liga, mirëpo nëse skuadra e tij duket se shkon e sigurt drejt rënies, për Uzunin ka një tjetër të ardhme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të qëndojë në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij. Duke qëndruar në këto raportime, Granada do të nxjerrë në shitje yjet e saj në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin “kuqezi”.

Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë edhe “Andaluzianët” e Sevilla, që është gati të blejë kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro, megjithatë Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare.

 

Po ndodh...

ide