“Tripletë” e Dybalas, Roma sheh nga Europa, mund Torinon
Roma duket se ka ndryshuar fytyrë, që prej ardhjes së De Rossit në stol. Ecuria e mirë në kampionat dhe kualifikimi në Europa League ndaj Feyenoord ka rikthyer entuziazmin tek tifozët, teksa sonte në “Olimpico”, ekipi mundi 3-2 Torinon në Serie A. Trajneri i skuadrës kryeqytetase, De Rossi preferoi një rotacion në formacion, teksa në 11-shen titullare mungonin Lukaku apo El Shaarawy. Skuadra “Granata” ushtroi presion në minutat e para, duke vendosur jo pak në vështirësi portierin Svilar.
Vendasit ndëshkuan torinezët me anë të Dybalas, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 42-të. E menjëhershme ishte përgjigja e kundërshtarit, me Zapata-n. Një goditje kirurgjikale e Dybalas i mahniti të gjithë në minutën e 58-të, me stadiumin që shpërtheu në festë, e më të drejtë.
I sapo futur në fushë, Lukaku shërbeu për Dybalan në të 69-tën, me argjentinasin që kompletoi tripletën. Djemtë e Juric ngushtuan shifrat në fund pas një autogoli të Huijsen,pa mundur dot të ndryshojnë fatin e takimit. Roma kështu fiton terren në garën për Europën, aktualisht renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë.
Pengesa e projektit amerikan
ide
10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm
SPAK po i jep një shans të fundit PD-së
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128