Tirana dhe Partizani ‘harrojnë’ Osman Memën, asnjë reagim për ndarjen nga jeta

26 Shtator 2023, 23:56 / SPORT ALFA PRESS

Tirana dhe Partizani ‘harrojnë’ Osman Memën, asnjë

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Osman Mema është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar.

Në karrierën e tij si futbollist, Mema luajti për të dyja skuadrat e kryeqytetit, për Tiranën dhe për Partizanin, teksa interesant është fakti se me të dyja fitoi titullin kampion.

Por për habinë e të gjithëve, si Tirana, ashtu edhe Partizani heshtën pas lajmit për ndarjen nga jeta, duke mos shprehur ngushëllimet në faqet zyrtare përkatëse, siç kanë vepruar zakonisht në të tilla raste.

Osman Mema ishte futbollisti më i dekoruar në vendin tonë, ndërsa arriti të fitojë plot tetë herë kampionatin kombëtar. I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Osman Mema, anëtar i dinastisë së familjes së futbollit Mema, familje, e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë e njerëz mjaft të respektuar.

Natyrisht një figurë e tillë meritonte më shumë respekt nga ana e dy klubeve të kryeqytetit, teksa arsyet e heshtjes së tyre të çuditshme nuk dihen…

 

Po ndodh...

ide