Tirana katastrofë, Dinamo luan “tenis”, fiton 6-2 në derbi

3 Dhjetor 2025, 22:02 / SPORT ALFA PRESS

Tirana katastrofë, Dinamo luan “tenis”, fiton 6-2 në derbi

Është mbyllur me shifrat e “frikshme” derbi i kryeqytit mes Dinamos dhe Tiranës, e fituar 6-2 nga dinamovitët.

Të besuarit e Ilir Dajës i “hipotekuan” 3 pikët që në 45 minutat e para falë golave “magjik” të Guindo, Qardaku dhe Bregu, ndërsa te Tirana e gjeti rrugën e rrjetës në këtë segment kohor Rafael.

Dinamo nuk e uli “marshin” as në pjesë e dytë, 3 gola të tjera, me autorë Lorenco Vila, Qardaku dhe Bregu.

Si Qaradaku dhe Bregu finalizuan dopietë personale në këtë duel, ndërsa në listën e shënuesëve nuk mungoi as Etienne Tare për bardheblutë.

Po ndodh...