Sylvinho zbardh listën! Trajneri brazilian publikon emrat për ndeshjen me Poloninë

17 Mars 2023, 16:16 / SPORT ALFA PRESS

Sylvinho zbardh listën! Trajneri brazilian publikon emrat për ndeshjen

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe Jasir Asanin janë dy prurjet e reja të Silvynhos, që do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi.

Futbollisti i Bristol City ka bërë mjaft mirë në javët e fundit, duke tërhequr dhe vëmendjen e brazilianit, i cili i ka dërguar menjëherë ftesë. Mehmeti numëron vetëm 2 ndeshje me skuadrën e 21-vjeçarëve në shtator të 2021.

Jasir Asani është surpriza e Sylvinhos. Sulmuesi, i cili luan në Korenë e Jugut me Gwangiu, ka vendosur të lërë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ku është aktivizuar me 21 dhe 19-vjeçarët, për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Nga kampionati shqiptar, do të jetë pjesë e skuadrës Andi Hadroj. Lojtari i Partizanit u ftua dhe nga Edoardo Reja në ndeshjet miqësore me Katarin, Arabinë Saudite dhe Armeninë.

Në mungesë të Berat Gjimshitit të dëmtuar, Sylvinho ka ftuar Jon Mersinajn, 24-vjeçarin që a luajtur këtë edicion në 19 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit.

Do të mungojnë disa prej lojtarëve që në ndeshjet e fundit të Kombëtares kanë qenë pjesë e formacionit. Odise Roshi dhe Bekim Balaj nuk do të jenë pjesë e grumbullimit, ndërsa nuk janë ftuar as Ernest Muçi dhe Xhuljano Skuka.

Sa i takon të ashtuquajturës “Garda e Vjetër” në listë do të jenë Amir Abrashi dhe Sokol Cikalleshi.

Trajneri do të dalë të shtunën në konferencën për shtypin. Të dielën do të nisë grumbullimi në “MAK Hotel”, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

Po ndodh...