Superkupa e Europës/ Real-Atalanta, Ancelotti publikon listën me 22 lojtarë

12 Gusht 2024, 19:50 / SPORT ALFA PRESS

Superkupa e Europës/ Real-Atalanta, Ancelotti publikon listën me 22

Carlo Ancelotti ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e parë zyrtare të Real Madridi në sezonin e ri.

Një ndeshje as më shumë e as më pak se finalja e Superkupës së Europës, që “Los Blancos” do të luajnë ndaj Atalantës në Varshavë (14 gusht, ora 21:00).

Pa dyshim, lajmi i madh në këtë listë është Mbappe, i cili bën debutimin e tij në një grumbullim për Real Madrid. Diçka që ndodh edhe me Endrick, një tjetër nga fytyrat e reja të Real Madridit këtë sezon.

Ancelotti ka thirrur 22 lojtarët e ekipit të parë, mes të cilëve edhe Alaba i dëmtuar. Italiani ka nominuar edhe lojtarët e rinj, portierin Fran dhe qendërmbrojtësin Jacobo Ramón. Real Madridi do të udhëtojë për në Varshavë nesër në mëngjes.

Lista e lojtarëve:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Fran.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Alaba, Lucas V., Vallejo, Fran García, Rüdiger, F. Mendy dhe Jacobo.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modrić, Tchouameni, Arda Güler dhe Ceballos.

Sulmues: Vini Jr., Mbappé, Rodrygo, Endrick dhe Brahim.

Superkupa e Europës/ Real-Atalanta, Ancelotti publikon listën me 22

 

Po ndodh...

ide