"Ose je budallaqe ose je e korruptuar", Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën
7 Qershor 2026, 21:25 / BOTA

Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.
Ai e quajti prezantuesen “ose budallaqe ose të korruptuar” pasi ajo i kërkoi prova për pretendimet e tij se zgjedhjet paraprake në Kaliforni ishin manipuluar.
Trump kundërshtoi procesin e numërimit të votave që zgjat disa ditë, duke thënë se kjo bëhet për të “vjedhur zgjedhjet”. Welker i kujtoi se ky është një procedurë standarde në Kaliforni, por ish-presidenti vazhdoi të akuzonte mediat për korrupsion, duke përfshirë edhe ABC, CBS dhe CNN.
Në fund, Trump u duk i irrituar, nxori mikrofonin dhe tha se donte ta mbyllte intervistën: “Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur. Faleminderit, zemër. Argëtohuni.”
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
Nga Poli Hoxha
ide
"Parlament i popullit", përballë duetit Rama-Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128