Strategjia/ Champions-i primar, por Asenali ka 150 milionë për merkato

Arsenali ia doli. Ekipi londinez kaloi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë në 16 vjet distancë, pas një fitoreje totale 5-1 ndaj Real Madridit në dy ndeshje. Duke udhëhequr 3-0 nga ndeshja e parë në “Emirates Stadium”, skuadra e Mikel Artetës udhëtoi drejt Spanjës pa frikë. Ata e kontrolluan lojën që nga fishkëllima e parë dhe ishin ekipi që më së shumti dukej sikur shënonte siç e dëshmon edhe 1-2- shi përfundimtar.
Ndërsa fokusi kryesor i Sakasë me shokët ka qenë në Ligën e Kampionëve, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për tregun e transferimeve. Sipas “Mirror”, ka përditësime për Niko Uilliams, Viktor Giokeres dhe Benjamin Sheshko që kanë dalë në dritë.
Arsenali është gjithashtu në mesin e disa klubeve të Premier Ligës që ndjekin yllin e Bornmëth, Din Hausen. Spanjolli mbërriti vetëm verën e kaluar, por ai pritet të largohet gjatë muajve të ardhshëm me një klauzolë lirimi prej 55 milionë eurosh në kontratën e tij. Blerja e tij është ende një pistë, që do të kthehej në një rrugë të detyruar nëse Saliba do të largohet, siç edhe thuhet prej javësh nga mediat franceze.
OFENSIVA – Duke u kthyer te sulmuesit, me Aleksander Isak, që për Arsenalin duket i pamundur, Viktor Giokeres pritet të jetë nënshkrimi prioritar, edhe pse së fundmi është përmendur shumë edhe Benjamin Sheshko. Suedezi vlerësohet nga Sportingu i Lisbonës jo më pak se 80 milionë euro, ndërkhë që vetëm dhjetë më pak kushton slloveni që militon në radhët e Lajpcigut.
Pa 70 milionë euro, do të ishte e vështirë të blihej edhe Niko Uilliams, por “Topçinjtë” me buxhetin në dispozicion dhe të ardhurat pas gjysmëfinaleve të Champions-it, nuk do të kenë asnjë problem për të investuar 150 milionë euro për dy nga këta tre emra. Një alternativë, do të ishte Lajam Delap i Ipsuiçit. Nëse skuadra e tij bie në Premiership, sulmuesi do të largohej për një shumë që nuk do t’i kalonte 20 milionë euro. 12 gola në 31 prezenca, janë një kartëvizite e mirë, edhe pse jo ende e mjaftueshme për nevojat e një klubi si Arsenali.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


