Statistikat/ Vendësit e Parmës duken të pafuqishëm, Vlahoviç do të thyejë tersin te Juvja

– Parma ka fituar vetëm një nga 15 ndeshjet e fundit të Serisë A (4 barazime, 10 humbje) kundër Juventusit, atë 1-0 në “Tardini” në prill 2015 (gol vendimtar nga Mauri). Për më tepër, emilianët kanë pësuar 97 gola kundër bardhezinjve në këtë kampionat. Vetëm kundër Romës kanë pësuar më shumë (100).
– Parma barazoi ndeshjen e fazës së parë (2-2) të këtij kampionati ndaj Juventusit. Ata mund të mbeten të pamposhtur në të dyja përballjet sezonale të Serisë A kundër Juventusit, për herë të parë që nga sezoni 2010/11 (në atë rast, dy fitore).
– Mes skuadrave të gjysmës së dytë të renditjes, vetëm Komo ka marrë më shumë pikë (17) se Parma (16) ndaj kundërshtarëve që aktualisht ndodhen në gjysmën e sipërme të tabelës. Parma nuk është mundur në katër ndeshjet e fundit të këtij lloji (barazime kundër Fiorentinës, Interit, Torinos dhe fitore ndaj Bolonjës).
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

