Sassuolo siguron ngjitjen në Serie A
14 Prill 2025, 22:12 / SPORT

Një sezon pas rënies në Serie B, Sassuolo ka siguruar matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian. Një lajm i shkëlqyer ky për skuadrën emiliane që do të jetë një prej 20 ekipeve të Serie A për sezonin 2025/26.
Jo vetëm për Sassuolon, por ky është një lajm i mirë edhe për Juventusin. Ngjitja e emilianëve në elitë ka gëzuar edhe klubin bardhezi pasi këta të fundit do të përfitojnë automatikisht 5 milionë euro.
Siç raporton “Tuttosport”, Tarik Muharemovic i cili është lojtar në zotërim të Juventusit, do të transferohet përfundimisht tek Sassuolo. Ai u huazua vitin e kaluar nga nga bardhezinjtë, tashmë do të bilhet përfundimisht, për shkak të ngjitjes së Sassuolos.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


