Rumani-Kosovë/ Kore anti-shqiptare dhe përplasje në Bukuresht, “dardanët” braktisin ndeshjen (VIDEO)

15 Nëntor 2024, 23:11 / SPORT ALFA PRESS

Rumani-Kosovë/ Kore anti-shqiptare dhe përplasje në Bukuresht,

Sfida Rumani-Kosovë e vlefshme për Ligën e Kombeve është ndërprerë në minutën e 93-të.

Gjithçka nisi pas një përplasjeje mes Amir Rrahmanit dhe Alibek, duke rritur tensionet në fushë. Kjo gjë bëri që tifozët vendas të shpërthenin në kore dhe fyerje anti-shqiptare.

Duke parë situatën, kapiteni Rrahmani, teksa do të goditej një faull për Rumaninë, shkoi te arbitri fillimisht dhe më pas ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes.

Gjithashtu disa tifozë vendas janë futur në fushë, duke hedhur edhe stola të stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.

Loja është e pezulluar ndërsa nuk ka njoftim se si do të procedohet më tej.

Po ndodh...

ide