Rregullorja e FIFA-s për Botërorin bën gjithçka lëmsh, vendi i katërt mund të kualifikohet në fazën tjetër

FIFA ka bërë ndryshime në rregulloret e saj për t’u përshtatur me Botërorin me 48 skuadra dhe faktin se jo të gjitha ekipet e vendeve të treta mund të kalojnë mes 32 të më të mirave të turneut. Por kjo ka sjellë një çudi që mund të prodhohet që në vitin e parë të aplikimit të kësaj skeme.
Ekziston mundësia që një skuadër e cila e mbyll fazën në grupe në vendin e katërt, të kualifikohet në vend të skuadrës që e mbyll grupin në vendin e tretë. Kjo, pasi FIFA ka vendosur që në rast pikësh të barabarta, të mos marrë parasysh golavarazhin e përgjithshëm në grup, por bilancin direkt mes skuadrave.
Në Grupin D, kjo krijon një paradoks të madh. Në ndeshjet e fundit, Turqia luan ndaj SHBA dhe Paraguai ndaj Australisë. Nëse Turqia dhe Australia fitojnë ndeshjet përkatëse, Turqia do të ishte e treta në grup me 3 pikë dhe një golavarazh të përgjithshëm më të mirë se Paraguai.
Por për shkak të ndeshjeve direkte, Paraguai do të ishte ekipi që do të merrte vendin e tretë në klasifikim me një shans për të vazhduar më tej, në dëm të Turqisë, edhe pse kjo e fundit në teori do të kishte më shumë mundësi me një golavarazh të përgjithshëm që merret parasysh në renditjen e vendeve të treta.
Sipas ekspertëve, kjo do të krijojë një situatë ku në të ardhmen skuadrat e vogla do të përqendrohen vetëm në një ndeshje të veçantë në grup, pasi ajo mund t’u sigurojë kalimin në fazën tjetër të turneut.
Po ndodh...
ide
Protesta studentore e vitit 1990, mësimi që historia nuk duhet ta përsërisë
Kur regjimi provokon dhe opozita saboton, Qytetari duhet të qëndrojë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
