Protesta studentore e vitit 1990, mësimi që historia nuk duhet ta përsërisë

Fotoja e takimit të Ramiz Alisë me studentët protestues të Dhjetorit 1990 flet më shumë se shumë analiza politike. Pikërisht aty nisi kthesa e madhe që ndryshoi rrjedhën e asaj lëvizjeje rinore, e cila kishte lindur si një revoltë e vërtetë për liri, demokraci dhe shkëputje nga sistemi komunist.
Përballë ndryshimeve që kishin përfshirë Europën Lindore dhe rënies së pashmangshme të regjimeve komuniste, Ramiz Alia u detyrua të pranonte pluralizmin politik. Por pluralizmi u lejua në kushte që garantuan mbijetesën e elitës së vjetër komuniste.
Dhe këtu qëndron fatkeqësia!
Ndërsa sistemi politik ndryshoi formalisht me disa parti, pushteti ekonomik, administrativ dhe kontrolli politik mbetën në duart e strukturave të nomenklaturës komuniste dhe pasardhësve të saj.
Studentët, të cilët kishin qenë zemra e protestës, u spostuan gradualisht nga qendra e vendimmarrjes. Në vend të tyre u afirmuan figura dhe struktura që kishin lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me sistemin komunist.
Shqipëria hyri në tranzicion pa kryer një ndarjen me të kaluarën komuniste, me diktaturën më të egër.
Një nga pasojat më të rënda të kësaj periudhe ishte trajtimi i çështjes së pronës. Ligji 7501 nuk e riktheu pronën tek pronarët legjitimë.
Kjo krijoi konflikte të gjata pronësie, procese të pafundme gjyqësore dhe padrejtësi që vazhdojnë edhe sot. Ndërkohë, prona u shndërrua në një instrument të fuqishëm ekonomik dhe politik, duke forcuar grupe të caktuara interesi dhe duke ndihmuar në krijimin e një oligarkie të re, ekonomiko-politike-kriminale.
Shumë pronarë të ligjshëm kaluan e kalojnë në dekada në gjykata për pronën e tyre, ndërsa të tjerë u larguan nga kjo jetë pa marrë drejtësi për pronën e tyre të trashëguar.
Në anën tjetër, elitat politike dhe ekonomike vazhduan e vazhdojnë të konsolidojnë pushtetin dhe pasurinë e tyre, në kurriz të interesit publik.
Sot, më shumë se tre dekada pas rrëzimit të komunizmit, në shesh kemi sërish një revoltë rinore, një protestë e munguar në 35 vjet.
Janë pikërisht të rinjtë ata që kanë paguar çmimin më të lartë të tranzicionit përmes emigrimit masiv, mungesës së mundësive, kapjes së
institucioneve dhe humbjen e besimit te politika.
Fëmijët tanë sot janë në shesh.
Thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” nuk është thjesht një slogan.
Ajo përfaqëson refuzimin e këtik brezi ndaj një klase politike si përgjegjëse për dështimet dhe gjendjen e rëndë të vendit.
Mesazhi është i qartë, rinia në shesh nuk kërkon më rotacion mes të njëjtëve aktorë politikë të cilët përvetësuan protestën studentore të 1990-ës, por ndryshim të tyre dhe të modelit qeverisës të vendit.
Përballë kësaj qëndron një establishment i fuqishëm, ku politika, interesat ekonomike dhe rrjetet kriminale janë ndërthurur gjatë dekadave.
Pikërisht për këtë arsye, reagimi qytetar, protesta, puna e institucioneve të drejtësisë SPAK dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë mbeten faktorë të rëndësishëm për shkatlrrimin e esatblishmentit 36 vjeçar, ndërtimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.
Kjo protestë rinore ka arritur tashmë një sukses domethënës, ka sfiduar legjitimitetin moral të dy forcave politike PS dhe PD, të cilat kanë dominuar jetën publike shqiptare për më shumë se tri dekada.
I nxori nga sheshi!
Ajo ka treguar se energjia, idealizmi dhe shpresa nuk gjenden më brenda strukturave tradicionale politike, por jashtë tyre, te qytetarët dhe veçanërisht te të rinjtë.
Prandaj, protesta studentore e vitit 1990 duhet të shërbejë si një mësim historik. Jo si një histori për t’u glorifikuar pa reflektim, por si një kujtesë se lëvizjet qytetare mund të humbasin qëllimin e tyre kur përvetësohen nga elitat politike.
Sfida e sotme është që zëri i rinisë të mos tjetërsohet sërish dhe që historia të mos përsëritet.
Nëse kjo arrihet, atëherë Shqipëria mund të ketë më në fund mundësinë të mbyllë ciklin e gjatë të tranzicionit dhe t’u japë të rinjve një arsye për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e vet, në Shqipërinë e bukur të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve.
23 Qershor 2026
Po ndodh...
ide
Protesta studentore e vitit 1990, mësimi që historia nuk duhet ta përsërisë
Kur regjimi provokon dhe opozita saboton, Qytetari duhet të qëndrojë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128