Nga Dritan Goxhaj te Arben Kola, Rama në kërkim të armikut! Sulm ndaj protestuesve me komente, mijëra qytetarë vazhdojnë ta kritikojnë online

23 Qershor 2026, 15:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga Dritan Goxhaj te Arben Kola, Rama në kërkim të armikut! Sulm

Kryeministri Edi Rama nuk po gjen qetësi. Pas akuzave ndaj aktivistit Dritan Goxhaj, kreu i qeverisë i është rikthyer sulmeve ndaj Arben Kolës, një prej organizatorëve të protestave masive në Tiranë, kundër Ramës dhe qeverisë.

Postimi i fundit i kryeministrit në rrjetet sociale ka të bëjë me komentin e një personi në Instagram i cili rreket të zbehë rolin dhe kontributin e Kolës tek protestat qytetare.

Mirëpo, kreu i qeverisë nuk sheh mijëra komentet e qytetarëve që i kërkojnë atij dorëheqjen prej 23 ditësh dhe atakojnë qeverisjen 13-vjeçare si të të keqen më të madhe për vendin, ndërsa sot në Tiranë mbahet protesta e 24 masive me të njëjtën narrativë; dortëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.

Nga Dritan Goxhaj te Arben Kola, Rama në kërkim të armikut! Sulm

Postimi i Ramës
Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove
Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen

Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën
Dhe merr shembull nga urtësia e Komunitetit Musliman, paçka se nuk je as pjesë e tij, se s’po të them gjë për si e qysh u ndërtua asokohe xhamia jote
Toleranca e madhe nuk është as dobësi e as mosdije për shumë gjëra të pathëna i dashur hoxhë
***Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave të instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…

Po ndodh...