Flori Mumajesi i dhuroi spektaklin me 300 dronë! Soni Malaj flet për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP, zbulon raportin me këngëtarin

23 Qershor 2026, 16:12 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Flori Mumajesi i dhuroi spektaklin me 300 dronë! Soni Malaj flet për

Këngëtarja Soni Malaj ishte së fundmi e ftuar në “Post Ferma VIP”, ku foli për marrëdhënien e saj me Flori Mumajesin.

E pyetur nga moderatori Florian Agalliu nëse kishte komunikuar me Florin pas daljes nga “Ferma VIP”, artistja u përgjigj shkurt dhe me buzëqeshje se nuk kishin folur.

Florian Agalliu: A ke folur me Flor Mumajesin?

Einxhel: Nuk kanë folur sepse janë takuar

Florian Agalliu: Unë e mora përgjigjen gjatë kohës që Sara të pyeti dhe ti se kishe mendjen që unë po të dëgjoja.

Sara: Jo jo e pyeta për njeri tjetër.

Florian Agalliu: Çfarë note do i vije eksperiencës në fermë nga gjithë ajo që përjetove?

Soni: Eksperiencë e jashtëzakonshme, është shumë ndryshe nga brenda, dhe shihet shumë ndryshe nga jashtë.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në fermë, Soni Malaj mori një surprizë të veçantë nga Flori Mumajesi. Ai organizoi një spektakël madhështor me 300 dronë që ndriçuan qiellin, duke krijuar një performancë të bukur.

“Jo 1 dron, por 300 dronë për ty”, ishte mesazhi që ai përcolli me dronë, të cilët formuan portretin e Soni Malajt.

Po ndodh...