Protestat, Alesia Balliu bën deklaratën e fortë: Ndryshimi është i pashmangshëm!

Avokatja Alesia Balliu ka folur lidhur me protestat masive që po zhvillohen pre ditësh, të cilat i cilëson një shprehje të pakënaqësive të grumbulluara prej vitesh në sektorë të ndryshëm të jetës publike. Teksa ishte e ftuar në një media, zonja Balliu tha se qytetarët po reagojnë ndaj problemeve që lidhen me shëndetësinë, arsimin dhe sistemin e drejtësisë, ndërsa kërkojnë një model të ri qeverisjeje.
Sipas saj, protestat përfaqësojnë një kundërshtim ndaj asaj që ajo e cilësoi si arrogancë të qeverisë dhe ndikim të interesave politike në vendimmarrje. “Është një protestë kundër arrogancës së qeverisë dhe një reagim ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve. Në shëndetësi, arsim dhe në ligj ka shumë pakënaqësi. Qytetarët kërkojnë një Shqipëri të re, të çliruar nga ndikimet politike dhe nga individë të përfshirë në afera korruptive. Pjesëmarrja e rinisë është elementi më i rëndësishëm, sepse rinia po kërkon ndryshim”, u shpreh Balliu.
Ajo vlerësoi veçanërisht pjesëmarrjen e të rinjve në protestë, duke e konsideruar atë një tregues të rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme politike dhe shoqërore në vend. “Rinia është motori i këtyre protestave. Kur të rinjtë angazhohen, ndryshimi është i pashmangshëm. Reagimet e ashpra në rrjete sociale tregojnë një shqetësim në rritje nga ana e pushtetit, sepse qytetarët po shprehin hapur pakënaqësitë e tyre dhe nuk po heshtin më”, nënvizoi ajo. Sipas Balliut, vazhdimësia dhe pjesëmarrja në protestat e fundit tregojnë se pakënaqësitë qytetare mbeten të pranishme dhe se kërkesa për ndryshim po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje, veçanërisht tek brezi i ri.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
