Sherr në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat
23 Qershor 2026, 09:28 / AKTUALITET

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”, në zonën e njohur si lagja “Lef Sallata” në Vlorë.
Sipas informacioneve, disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale, duke shkaktuar tension dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin në zonë.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën.
Personat e përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e përplasjes.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128