Cili është sekreti i suksesit të Curaçaos? Marrëdhëniet intime gjatë grumbullimit, i autorizon mjekja sociale

23 Qershor 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

Cili është sekreti i suksesit të Curaçaos?

Pas humbjes 7-1 ndaj Gjermanisë, Curaçao fitoi pikën e parë historike në një botëror teksa barazoi 0-0 me Ekuadorin. Një rezultat surprizë ky për vendin më të vogël që është kualifikuar në një Kupë Bote dhe që fsheh një sekret që është në kontrast me zgjedhjet e bëra nga kombëtaret e tjera dhe më të kuotuara.

Nuk ka asnjë grumbullim të blinduar skuadre, përkundrazi lojtarët e vendit nga Karaibet janë në dhomat e tyre bashkë me…bashkëshortet dhe të fejuarat. Ajo që e autorizon këtë dispozitë të veçantë ishte mjekja sociale e Federatës, Dr. Suzanne Huurman që i ka këshilluar futbollistët edhe të kryejnë marrëdhënie intime në netët në prag të ndeshjes për të shkarkuar stresin apo për të menaxhuar më mirë emocionet.

Një zgjedhje që e vetmja mjeke sociale grua e turneut e ka dhënë shpjegimin e saj. ‘Në një turne kaq të gjatë, të kesh familjen pranë redukton pak nostalgjinë për shtëpinë dhe sjell qetësi-tha Huurman-shumë prej futbollistëve tanë nuk militojnë në nivelet maksimale të futbollit botëror. Për shumë familje do të ishte shumë e kushtueshme të udhëtonte dhe të akomodohej për javë të tëra në SHBA. Seksi? Po, besoj se mund të ndihmojë, por ndoshta më shumë në planin emotiv sesa për një efekt fiziologjik direkt’

Po ndodh...