Gjermania merr goditjen e parë, Schlotterbeck humbet pjesën e mbetur të Botërorit 2026

Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një lajm të keq në mes të Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi qendror Nico Schlotterbeck nuk do të mund të vazhdojë më turneun për shkak të një dëmtimi serioz të pësuar në ndeshjen ndaj Bregut të Fildishtë.
Futbollisti i Borussia Dortmund u lëndua gjatë fitores 2-1 të Gjermanisë të shtunën dhe ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai ka pësuar një dëmtim të ligamentit kolateral medial të kyçit të majtë të këmbës.
Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur përmes një komunikate zyrtare se 26-vjeçari do të mungojë për disa muaj, duke i dhënë fund para kohe pjesëmarrjes së tij në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.
“Nico pësoi një dëmtim të ligamentit kolateral medial të kyçit të majtë gjatë fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë. Ai do të jetë jashtë fushave për disa muaj. Për momentin do të qëndrojë me skuadrën në Shtetet e Bashkuara. Shërohu shpejt, Nico! Ne jemi pranë teje”, thuhej në mesazhin e publikuar nga kombëtarja gjermane.
Pavarësisht se Botërori i tij ka përfunduar pas vetëm dy paraqitjeve në fazën e grupeve, Schlotterbeck nuk do të largohet menjëherë nga grumbullimi. Ai do të mbetet pranë shokëve të skuadrës për të mbështetur ekipin gjatë vazhdimit të turneut.
Largimi i mbrojtësit përbën një humbje të rëndësishme për Gjermaninë, pasi ai konsiderohej një nga elementët kyç të repartit defensiv. Tashmë stafi teknik do të duhet të gjejë alternativa për të mbuluar mungesën e tij në ndeshjet vendimtare që e presin skuadrën në vijim të kompeticionit.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128