Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg Besnik Koldreun

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Besnik Koldreun, i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ngjarje e ndodhur më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren.
Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, 40-vjeçari ka mohuar çdo lidhje me krimin, duke deklaruar se jeton dhe punon në Malin e Zi dhe se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
“Jetoj dhe punoj në Malin e Zi. Nuk kam dijeni që autorët e krimit kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre në afërsi të banesës ku jetojnë prindërit e mi (Torovicë)", citohet të ketë dëshmuar ai.
Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj Koldreut masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se Koldreu u arrestua nga autoritetet malazeze në Ulqin pasditen e 17 qershorit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Ndërkohë, tre persona të tjerë të dyshuar për këtë krim të rëndë vijojnë të jenë në arrati. Bëhet fjalë për Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe kryer vrasjen në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Çiftit Mujeci iu bë pritë në fshatin Balldren dhe u ekzekutua me rreth 30 plumba teksa po udhëtonte drejt Torovicës. Një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi Kreshnik Mujeci ishte akuzuar për vrasjen e Genc Mhillajt në vitin 2016.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
