Renditja e FIFA‑s: Kosova avancoi në vendin e 79‑të, edhe pse nuk luajti

19 Janar 2026, 23:44 / SPORT ALFA PRESS

Renditja e FIFA‑s: Kosova avancoi në vendin e 79‑të, edhe pse nuk

Kosova është ngritur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s, nga pozita e 80-të, Dardanët është ngritur në pozitën e 79-të.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të hënën pasdite, ndërsa tani Kosova zë vendin e 79-të, që është renditja më e mirë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Kosova ka pasur ngritje, pasi në këtë ka ndikuar rënia e Gabonit, që u paraqit në Kupën e Afrikës, që ka rënë për tetë pozita.

 Kosova tani zë vendin e 79-të

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në pozitën e 63-të, sikurse që ishte edhe në renditjen e janarit.

Hoffenheim në rrugën e Ligës së Kampionëve, me tre kosovarë që po shkëlqejnë – kjo e kthen në shans historik edhe për Kosovën

Shtatë pozita e para nuk kanë ndryshuar, me Spanjën, Argjentinën, Francën, Anglinë, Brazilin, Portugalinë dhe Holandën, ndërsa ngritje të madhe ka bërë Maroku, që është i teti, duke u ngjitur për tri pozita.

Po ndodh...