Real Madrid dorëzon trofeun e Champions League, Arsenali kalon në gjysmëfinale

16 Prill 2025, 23:25 / SPORT ALFA PRESS

Real Madrid dorëzon trofeun e Champions League, Arsenali kalon në

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar kampionët në fuqi Real Madridin, duke i mundur edhe në fushën e saj me rezultatin 1-2.

Pas fitores 3-0 në sfidën e parë, skuadra e Artetës mund të mjaftohej me menaxhimin e rezultatit, por ajo nuk ngurroi të sulmonte as në “Santiago Bernabeu”.

Anglezët fituan penallti, por Saka e shpërdoroi ndërsa më pas ishin me fat që gjyqtari anuloi një tjetër që dha në favor të vendasve në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Saka shleu gabimin duke mposhtur Cortuois, por Vinicius nga ana tjetër tundi shpejt rrjetën për barazimin.

Me kalimin e minutave shpresat e Realit u shuan pasi nuk po ia dilte të gjente hapësira për të rrezikuar Raja, ndërsa “topçinjtë” në fund gjetën kundërsulmin perfekt me Martinelin, për të vulosur fitoren 2-1 dhe për kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me PSG-në.

 

Po ndodh...

ide