Premier League/ Tottenhami humbet sërish dhe rrezikon rënien, Aston Villa blindon vendin e katërt

22 Mars 2026, 21:53 / SPORT ALFA PRESS

Premier League/ Tottenhami humbet sërish dhe rrezikon rënien, Aston

Java e 31-të e Premier League ka sjellë emocione dhe rezultate të papritura. Në sfidën e luajtur në “St. James’ Park”, Neëcastle United u mposht 1-2 nga Sunderland. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Anthony Gordon, por miqtë reaguan në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë një fitore të çmuar.

Aston Villa është rikthyer te suksesi pas katër javësh, duke triumfuar 2-0 ndaj West Ham United. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery gjeti rrugën e rrjetës me John McGinn në pjesën e parë dhe Ollie Watkins në të dytën.

Situata vijon të përkeqësohet për Tottenham Hotspur, që pësoi një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë 0-3 ndaj Nottingham Forest. Igor Jesus hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, ndërsa Morgan Gibbs-Ëhite dyfishoi shifrat pas asistit të Callum Hudson-Odoi. Në fund, Taiëo Aëoniyi vulosi fitoren me golin e tretë.

Kjo fitore i jep frymëmarrje të madhe Nottinghamit në luftën për mbijetesë, ndërsa Tottenham zhytet gjithnjë e më shumë në krizë. Londinezët mbajnë vendin e 17-të me 30 pikë, vetëm një pikë larg zonës së rënies ku ndodhet Ëest Ham, duke e bërë fundin e sezonit tepër të tensionuar.

Po ndodh...