Silvinjo nuk e ka parë ende, tani është golashënuesi i dytë më i mirë i Serisë B/ Shpendi: Jap gjithçka për ekipin

22 Mars 2026, 19:47 / SPORT ALFA PRESS

Silvinjo nuk e ka parë ende, tani është golashënuesi i

Stiven Shpendi është kthyer sot në golashënuesin e dytë më të mirë të Serisë B në këtë edicion, teksa ka shënuar dygolësh në duelin mes Empolit dhe Peskarës. Sulmuesi shkoi në kuotën e 13 golave në këtë sezon, por pavarësisht kësaj, nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga trajneri SIlvinjo për t’iu bashkuar Kombëtares A.

Pas ndeshjes, sulmuesi la pas objektivat personal dhe u shfaq plotësisht i fokusuar tek ekipi i tij dhe ajo që po bën, për të siguruar sa më parë mbijetesën për Empolin.

“Ishte padyshim e rëndësishme të fitonim sot, sepse nuk ishte e lehtë. Nuk kishim fituar për një kohë të gjatë, kështu që sot në shtëpi na u desh të reagonim dhe mendoj se e bëmë sepse fitorja ishte vendimtare.

Jam shumë i lumtur që shënova sepse na ndihmoi të fitonim ndeshjen e sotme, gjë që ishte shumë e rëndësishme. Unë luaj shumë për ekipin, përpiqem të jap gjithçka nga vetja, më të mirën që mundem për ekipin. Me gola është edhe më mirë, por gjithmonë përpiqem të jap gjithçka nga vetja për të.

Ne patjetër stërvitemi shumë me goditje standarde. Pastaj, kur ka ndeshje të vështira dhe të ngushta, goditjet standarde janë si një mundësi për të shënuar dhe kohët e fundit kemi përfituar nga shumë gola të tjerë, le të themi, por ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë.

Patjetër që duhet të rifillojmë nga këtu, sepse ka kaluar shumë kohë që kur kemi fituar herën e fundit dhe kjo fitore duhet të na japë vrull për gjashtë ndeshjet e fundit, në mënyrë që të përpiqemi të arrijmë qëllimin tonë, që është padyshim mbijetesa, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Shpendi para mediave.

Po ndodh...