Protesta e PD/ Berisha "braktis" flamujtë e SHBA, i zëvendëson me ata të Gjermanisë
Diçka e papritur ka ndodhur në protestën e Partisë Demokratike të 22 marsit: Flamujt e SHBA-së janë zëvendësuar me ato të Gjermanisë.
Në pamje të parë kjo duket si një shenjë, se PD e Berishës pasi priti pa suksed dhe gjatë një shenjë nga administrata Trump, (Non Grata nuk u hoq), po shpreson më në fund të gjejë një përkrahës perëndimorë pas një izolimi të gjatë. Dhe këtë shpresë duket se po e ushqen përplasja e madhe e Gjermanisë me kryeministrin Rama për çështjen Balluku, luftën kundër SPAK dhe korrupsionin e madh. Simbolika me flamujtë gjermanë duket se që po përdoret nga demokratët edhe pas akuzave ndaj PS-së se ka bllokuar integrimin.
Ndërkohë, ende nuk ka një afat se kur 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shprehen për Raportin e Komisionit Europium mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim. Simbolika e flamurit gjerman në protestë lidhet edhe me lajmet që kanë qarkulluar se Gjermania është në krye të vendeve që ka ngritur pikëpyetje për miratimin e raportit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128