Sali Berisha goditet në fytyrë, Flamur Noka iu hakërrehet efektivëve: Do ta paguani, keni marrë urdhër që të qëlloni liderin

Ish-kryeministir Sali Berisha mbeti i lënduar mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur në zonë, lideri i opozitës nuk u ndje mirë dhe u pa me shenja në fytyrë.
Pas incidentit, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Luçiano Boçi, së bashku me mbështetës të tjerë, u përfshinë në përplasje me efektivët e policisë.
Efektivët u kanë kërkuar protestuesve të largohen nga zona, por situata është përshkallëzuar më tej, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet verbale me efektivët. Deputetët i kanë cilësuar efektivët si “ushtarë” dhe “mercenarë”, duke i akuzuar për përdorim të qëllimshëm të dhunës.
KA qenë Flamur Noka ai i cili iu është drejtuar duke i thënë se kanë qenë të urdhëruar për të qëlluar ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Keni marrë urdhër të sulmoni liderin e opozitës! Do ta paguani shtrenjtë! Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar! Largojini policët, tërhiqini që këtu!”, mësohet të ketë thënë ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128