Ministria e Shëndetësisë: 4 efektivë janë lënduar në protestë

22 Mars 2026, 21:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ministria e Shëndetësisë: 4 efektivë janë lënduar

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion mbi të lënduarit gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Spitalin e Traumës janë paraqitur tre efektivë të Policisë së Shtetit me lëndime, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në QSUT është paraqitur edhe një efektiv i Policisë Rrugore, i cili gjithashtu po trajtohet nga mjekët.

Ndërkohë, nuk ka ende informacion për nurmin e qytetarëve të lënduar.

 

Po ndodh...