E rëndë në Podujevë, një i vrarë dhe dy të plagosura
22 Mars 2026, 23:00 / KOSOVA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjera janë plagosur. Sipas mediave të Kosovës, e dyshuara për vrasjen është një grua rreth 30 vjeçe, e cila dyshohet se kishte një raport me viktimën.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një konflikti në oborrin e shtëpisë, ndërsa gjatë përplasjes ka ndërhyrë edhe gruaja e xhaxhait, e cila ka mbetur e plagosur.
Ndërkohë, dy të plagosurat janë dërguar në QKUK për trajtim dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128