Premier League/ Tottenham bie në derbin londinez, Everton ndal vrullin e Newcastle
Mbrëmjen e sotme në Premier League u luajtën dy sfida të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit.
Everton i cili renditet në vendet e fundit të klasifikimit, fitoi 3-0 kundër Newcastle duke ndalur paraqitjen pozitive të “qymyrxhinjve”. Në “Goodison Park” vendasit morën tri pikë të vyera, që i bëjnë të dalin nga zona e ftohtë e renditjes.
Ndeshja do vendosej në pjesën e dytë dhe konkretisht në fundin e saj. Duhej minuta e 79-të që McNeil të zhbllokonte sfidën me një të majtë të prirët, kjo pas gafës së rëndë të Trippier. Sërish mbrojtësi i Newcastle do gabonte shtatë minuta më vonë, me Doucoure që shënoi golin e dytë.
Shtesa e gjashtë e ndeshjes solli edhe golin e tretë nga Beto, që i dërgoi shifrat në 3-0. Me 10 pikë, Everton merr vendin e 17-të dhe del nga zona e ftohtë, teksa kujtojmë se Bluve iu hoqën 10 pikë nge Federata Angleze për shkak të parregullsive financiare. Nga ana tjetër Newcastle me 26 pikë qëndron në vendin e shtatë.
Në ndeshjen tjetër, Tottenham u mposht 1-2 në derbi përballë West Ham. “Gjelat” kaluan të parët në avantazh me anë të mbrojtësit, Cristian Gabriel Romero, në minutën e 11-të ndërsa e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0.
Përmbysja e West Ham erdhi në fraskionin e dytë të lojës ku shënuan dy herë në minutat 52′ dhe 74′ përkatësisht me anë të sulmuesit, Jarrod Bowen dhe mesfushorit, James Ward-Prowse.
Kjo ishte disfata e katërt në 5 javë për skuadrën e Tottenham që e nisi sezonin me ambicie të mëdha.
ide
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Saliu doli. Alibia ra. Rama fërkon duart!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128