Neuer drejt firmës për kontratën e re, por Bayern ka një plan shtesë për portën!
11 Dhjetor 2024, 18:55 / SPORT

Mediat gjermane njëzëri kanë raportuar se Manuel Neuer do të rinovojë me Bayern edhe për një sezon tjetër. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2025.
Neuer pritet të firmosë përpara Krishtlindjeve, duke u konfirmuar si portier i bavarezëve, por jo detyrimisht si titullar i skuadrës.
Bayern, mesa duket, ka një plan shtesë për portën. Klubi bavarez po planifikon të ndërhyjë për të transferuar një portier tjetër, ose do të rikthejë Alexander Nübel me objektiv për t’i dhënë shansin të jetë titullar.
Me pak fjalë, në sezonin e ri Neuer nuk do të ketë një vend të sigurt si titullar, por do të përdoret si partner i portierit tjetër të bavarezëve, ndoshta edhe për ta mësuar me përvojën që ka.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


