Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana e feston me gol në kampionatin polak

21 Mars 2026, 19:45 / SPORT ALFA PRESS

Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana e feston me gol në

Bujar Pllana feston në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën e parë të marrë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho për ndeshjen e playoffit ndaj Polonisë.

Mbrojtësi 24 vjeçar që aktivizohet pikërisht në kampionatin polak me skuadrën e Legia Gdansk, u bë protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij përballë Pogon Szczecin, një sfidë të cilën Legia e fitoi me rezultatin 2-1.

Pllana e shënoi golin e tij që në minutën e 11 të sfidës duke i dhënë mundësinë skuadrës së tij të zhbllokojë rezultatin. Gjithçka erdhi pas një goditje dënimi me 24 vjeçarin që me një zhytje me kokë  në zonë e dërgoi topin në zonë.

I lindur në Mitrovicë, Bujar Pllana vendosi të luajë për kombëtaren shqiptare teksa më parë është aktivizuar shumë pak me ekipet e moshave të Kosovës. Ndërkohë që nga viti 2024 ai aktivizohet në kampionatin polak pikërisht me Legia Gdansk.

 

Po ndodh...

ide