Kategoria Superiore/ Katër gola, por asnjë fitues, Teuta dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

21 Mars 2026, 20:35 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria Superiore/ Katër gola, por asnjë fitues, Teuta dhe Partizani

Golat nuk munguan në ‘Niko Dovana’ të Durrësit në përballjen mes Teutës dhe Partizanit, por nga ky 90 minutësh nuk doli asnjë fitues, pasi rezultati përfundimtar ishte 2-2 me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila.

Ishte Partizani ai që mori avantazhin në këtë ndeshje me Skukën që në minutën e 16 të sfidër, por Teuta, 20 minuta më vonë barazoi gjithçka me golin e Zogos dhe me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në fillimin e 45 minutave të dyta, Teuta përmbysi rezultatin teksa mori avantazhin 2-1 sërish me golin e Zogos. Këtë radhë iu takoi Të Kuqve që të reagonin dhe në fakt të besuarit e Kërnajës e bënë vetëm pak minuta më vonë teksa barazuan me Bytyçin në 2-2.

Në minutat e mbetura gjërat nuk ndryshuan më pavarësisht përpjekjeve dhe kështu skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila me Partizanin që shkon në 44 pikë duke ruajtur diferencën prej 6 pikësh me Teutën që është ngjitur në 38 pikë.

 

Po ndodh...

ide